Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Alternativës për Ndryshim: Dega në Preshevë "Komisioni për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në p
Sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Alternativës për Ndryshim: Dega në Preshevë
“Komisioni për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, në përbërje të: Alban Mehmeti – kryetar, Shpëtim Hasani – anëtar dhe Erxhan Abdiu – anëtar, procedoi sipas Agjendës së Kuvendit, e cila si pika të rendit të ditës kishte:
1. Konstituimi i Kuvendit të Degës-Preshevë
2. Zgjedhja e Kryetarit të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë
3. Zgjedhja e Kryesisë së Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë, thuhet në njoftimin e APN-së.
“Pas mandatimit të delegatëve të Kuvendit, u propozuan dhe u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë.
Për kryetar të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë, nga delgatët prezent u propozua dhe u zgjodh unanimisht Veli Mustafa, ndërsa me shumicë votash për nënkryetar u zgjodhën Arta Ajeti dhe Kastriot Sulejmani, kurse për sekretar u zgjodh Florent Shaipi”, vazhdon më tej njoftimi.
“Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë i urojmë suksese në mandatin e saj katër vjeçar, për të arritur objektivat e përcaktuara në Programin e përgjithshëm të Alternativës për Ndryshim, për të vazhduar edhe më fuqishëm me ndryshimet e filluara në shoqërinë tonë”,përfundon njoftimi i APN-së.
COMMENTS