Kuvendi Komunal i Bujanocit u ka vazhduar sot mandatet drejtorëve të ndërmarrjeve publike ku për themelues është komuna. Poashtu, jan
Kuvendi Komunal i Bujanocit u ka vazhduar sot mandatet drejtorëve të ndërmarrjeve publike ku për themelues është komuna.
Poashtu, janë aprovuar vendimet mbi taksat komunale dhe administrative, të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit deri më 30.09 për vitin 2021, vendimi për shfrytëzimin e pronës publike për vitin 2022, etj.
Nën kryesimin e kryetarit, Enver Ramadani, këshilltarët në rend dite kanë patur edhe ndryshimin e tretë të Planit Rregullativ Gjeneral të Bujanocit.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar pa ndonjë debat të theksuar.
E vetmja polemikë gjatë seancës së sotme kishte të bënte me vërejtjen e këshilltarit të APN-së, Florim Agaj, i cili shfaqi habinë përse seancat nuk transmetohen edhe përmes internetit.
Edhe në takimin e sotëm të organit legjislativ komunal kanë munguar këshilltarët nga korpusi i partive politike serbe.
COMMENTS