HomeSport

Vajzat e KB Elita nga Bujanoci pjesë e kampit të FBK-së – një mundësi e artë drejt Përfaqësueses së Kosovës

Vajzat e klubit të basketbollit Elita nga Bujanoci kanë qenë pjesë e kampit të radhës të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK),

Kamberi pjesëmarrës i “Epopesë së UÇK-së”
Arifi takohet me ambasadorin e Shqipërisë
PVD akuzon drejtuesit e Preshevës për keqqeverisje,zgjidhjen e sheh tek zgjedhjet e reja

Vajzat e klubit të basketbollit Elita nga Bujanoci kanë qenë pjesë e kampit të radhës të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), i cili ka për qëllim identifikimin dhe zhvillimin e talenteve të reja që mund të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës në të ardhmen.

Ky kamp, i cili u zhvillua në kuadër të projektit të FBK-së për përzgjedhjen e basketbollistëve dhe basketbollisteve të rinj, përfshiu trajnim, testim dhe vlerësim profesional nga trajnerë të licencuar dhe ekspertë të federatës.

Nga Federata është theksuar se qëllimi kryesor i kampit është krijimi i një baze të gjerë lojtarësh potencialë për moshat U14 dhe U16, që në të ardhmen mund të përfaqësojnë Kosovën në gara ndërkombëtare.

Pjesëmarrja e vajzave nga KB Elita në këtë kamp përfaqëson një mundësi të artë për afirmimin e tyre dhe hap rrugën drejt angazhimit në nivelet më të larta të basketbollit në Kosovë. Ky përfshirje është gjithashtu një tregues i progresit të basketbollit të femrave në rajonin e Luginës dhe përkushtimit të klubeve si Elita për të zhvilluar talentet lokale.

FBK ka paralajmëruar se kampet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen si pjesë e strategjisë për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe forcimin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

COMMENTS