HomeAktuale

Kërcënohet me jetë familja e redaktorit të FOLonline

Sot rreth orës 14:00 në hapsirat e shtëpisë së Jeton Ismailit në Tërnoc, redaktor dhe gazetar i portalit FOLonline, kanë hyrë Ibrahim dhe Valon Meme

Koalicioni me ankesë në KRZ
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për herë të parë në OKB në Nju-Jork
Qeveria e Serbisë zvoglon buxhetin për Luginë, Kamberi hedh dyshime se kjo ta bëjë me donacionin e Kosovës


Sot rreth orës 14:00 në hapsirat e shtëpisë së Jeton Ismailit në Tërnoc, redaktor dhe gazetar i portalit FOLonline, kanë hyrë Ibrahim dhe Valon Memedaliu, babë e birë, poashtu nga Tërnoci, duke kërcënuar me jetë familjarët e Ismailit.
Meqë Jetoni nuk ndodhej në shtëpi, të sipërpërmendurit kanë kërcënuar dhe ofenduar bashkëshorten e tij e cila në ato momente ndodhej vetëm me tre fëmijë të vegjël.
Rasti është paraqitur në polici e cila pas pak minutash ka arritur në shtëpinë e Ismailit për të marrë deklaratë.
Poashtu ka arritur edhe ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar ndihmën e parë bashkëshortes së Jetonit e cila pas rastit kishte pësuar trauma të thella.
FOLonline fton të gjitha organizatat mediale ta dënojnë fuqishëm këtë sulm i cili si i tillë është i papranueshëm ndaj mediave dhe fjalës së lirë.
Poashtu fton Ministrinë e Punëve të Brendshme ti ofrojë mbrojtje familjes Ismaili ngase kërcënimet ishin shumë të rrezikshme.
Nga instancat e sigurisë dhe drejtësisë kërkohet që kryesit e kësaj vepre penale të arrestohen dhe të dënohen konform Ligjeve.
Poashtu nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shtabi Republikan i Krizës kërkohet që të verifikohen nëse Ibrahim dhe Valon Memedaliu kanë qenë me Covid dhe me rastin në fjalë nuk i’u janë përmbajtur rekomandimeve duke rrezikuar edhe infektimin e personave tjerë, gjë që paraqet vepër penale.
FOLonline supozon se shkas i këtij sulmi ka mundur të jetë që artikull i botuar ditë më parë lidhur me korona virusin e ku familja e kërcënuesve nuk ka qenë objekt fare.
Nëse instancat lokale dhe rajonale nuk ndërmarrin masa ndaj këtyre kërcënuësve, FOLonline do t’i drejtohet ministrit të punëve të brendshme dhe ministres së drejtësisë.

COMMENTS