Sot në Dorçol Platz të Beogradit u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë dhe anëtarët e pranishëm zgj
Sot në Dorçol Platz të Beogradit u mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë dhe anëtarët e pranishëm zgjodhën anëtarët e rinj të tri organeve – Bordit Ekzekutiv, Bordit Mbikëqyrës dhe Gjyqit të Nderit të NUNS-it për katër vitet e ardhshme.
Anëtarë të Bordit Ekzekutiv u zgjodhën: Amela Bajroviq, Slobodan Georgiev, Jelena Dikoviq, Sanja Kljajiq, Nikola Laziq, Mileva Maleshiq, Tamara Milojeviq, Adam Santovac, Marko Somborac dhe Marina Fratucan.
Foto: Nikola Laziq, anëtar i sapozgjedhur i Bordit Ekzekutiv të NUNS, redaktor i portalit “Bujanovaçke”
Bordi Mbikëqyrës i NUNS do të përbëhet nga Mijat Lakićević, Vesna Mališić, Jovanka Marović, Nedim Sejdinović dhe Vuk Cvijić.
Bozhidar Andrejic, Safeta Bisevac, Igor Bozic, Jovana Gligorijevic dhe Zoran Sekuliq do të jenë anëtarë të Gjyqit të nderit të NUNS në periudhën e ardhshme.
Mandati i kryetarit të NUNS-it, Zheljko Bodroziq, zgjat edhe një vit, sepse ai u zgjodh në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor në vitin 2019, pas dorëheqjes së Sllavisha Lekiqit.
Anëtarët e pranishëm miratuan raportin për punën e NUNS-it në mes të dy kuvendeve.
Në Kuvend u miratuan disa ndryshime në Statutin e Shoqatës. Statuti i ndryshuar do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të NUNS.
COMMENTS