Në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë u zhvillua sot një tribunë e rëndësishme kushtuar rolit të kujtesës historike dhe angazhimit qyt

Në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë u zhvillua sot një tribunë e rëndësishme kushtuar rolit të kujtesës historike dhe angazhimit qytetar në forcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë.
Të pranishëm në diskutim ishin publicisti Kim Mehmeti dhe sociologu Nexhmedin Ademi, të cilët sollën analiza dhe reflektime të thelluara mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti shqiptar, si dhe përgjegjësitë që mbart brezi i sotëm në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe vetëdijes kombëtare.
Tribuna u organizua nga Shoqata “Dituria”, në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kryetari i KKSH-së, Enkel Rexhepi, theksoi se Nëntori nuk është vetëm muaj i kujtesës historike, por edhe i angazhimit të vazhdueshëm për identitet, dinjitet dhe të ardhme të përbashkët.
🇦🇱 “Nëntori është kujtesë. Por është edhe angazhim, për identitetin, për dinjitetin dhe për të ardhmen tonë të përbashkët.”

COMMENTS