HomeSport

Tërnoci shkon për fitore në Medvegjë

Në kuadër të xhiros së 18 të kampionatit, në kuadër të Ligës zonale „Jugu“, futbollistët e Tërnocit do të udhëtojnë drejt Medvegjës ku do të ndesh

Arifi- Hotit: A po na leni nën mëshirën e Serbisë?!
“Bletat nuk njohin kufinj” në Bujanoc
Mustafa: Koha për tekstet edhe për shkollimin e mesëm

Në kuadër të xhiros së 18 të kampionatit, në kuadër të Ligës zonale „Jugu“, futbollistët e Tërnocit do të udhëtojnë drejt Medvegjës ku do të ndeshen me ekipin vendës, Jabllanica.

Ndryshe, bëhet fjalë për një ekipë solide e cila momentalisht ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 28 pikë të tubuara kundrejt Tërnocit i cili zë pozitën e nëntë me 23 pikë.

Në pjesën e parë të sezonit, këto dy skuadra kishin ndarë nga një pikë duke luajtur baraz 1:1.

Edhepse përparësia e terrenit nikoqir e bënë të veten, djelmoshat e trajnerit Hevzi Kasumi në secilën ndeshje hyjnë për fitore.

Kështu do të jetë edhe në këtë ndeshje ku nuk do të mungojë as përkrahja e „Agallarëve“ të cilët kanë paralajmëruar shkuarjen e organizuar për në Medvegjë.

Tërnoci në këtë ndeshje pritet të ketë përkrahje edhe nga banorët vendës të kësaj ane.

Ndeshja luhet të dielen në stadiumin e qytetit, me fillim prej orës 15:00.

COMMENTS