HomeShoqëri

Tërnoci edhe me 13 rrugë të asfaltuara

Në Tërnoc janë asfaltuar katër rrugë lokale ndërsa gjatë javës numri i tyre do të shkojë në trembëdhjetë, njofton faqja zyrtarë e komunës së Bujan

Shkaqet e migrimit të të rinjve sipas Pajazitit
Stadiumi i Tërnocit merr pamje tjetër, por ka nevojë edhe për ndihmën tuaj
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Katër ditë, tre incidente (pjesa 24)  

Në Tërnoc janë asfaltuar katër rrugë lokale ndërsa gjatë javës numri i tyre do të shkojë në trembëdhjetë, njofton faqja zyrtarë e komunës së Bujanocit.
„Komuna e Bujanocit po vazhdon me realizimin e projekteve të infrastrukturës rrugore. Gjatë ditës së sotme, përmes kompanisë kontraktuese “Saba Bellça” ka realizuar asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Tërnoc.
Bëhet fjalë për asfaltimin e fazës së parë ku janë të përfshira 13 rrugë lokale, prej të cilave 4 tanimë veç kanë përfunduar, dhe pritet që deri në fund të kësaj jave të përfundojnë edhe rrugët tjera të kësaj faze.
Vlera e përgjithshme e këtyre rrugëve është 13.352.981,22 dinarë me TVSh, dhe i takojnë projekteve të vitit 2021“, thuhet në njoftim.

COMMENTS