HomePolitikë

Takohen kryediplomatët Hoxha dhe Gjuriq

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka takuar homologun serb Marko Đurić në kuadër të Forumit Diplomatik të Antali

Në Skenderaj takohen Jashari-Musliu
Qazimi: KKSH po shantazhohet
Kuvendi Komunal i Bujanocit aprovon rishikimin e buxhetit për vitin 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka takuar homologun serb Marko Đurić në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026, duke theksuar se Shqipëria dhe Serbia duhet të avancojnë marrëdhëniet dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret.

Hoxha njoftoi përmes platformës X se gjatë bisedës është mirëpritur gatishmëria e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe shmangies së retorikave joproduktive, duke shtuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një të ardhmeje evropiane për rajonin.

Sa i përket çështjes së Kosovës, ministri shqiptar tha se Tirana dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshme, por rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për dialogun Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si rruga e vetme drejt normalizimit dhe njohjes reciproke.

 

COMMENTS