HomePolitikë

Takim konsultativ rreth  (pas)zgjedhjeve lokale

Përfaqësuesit e katër subjekteve politike në Bujanoc: Nagip Arifi-PD, Ragmi Mustafi-PVD, Shqiprim Musliu-LPD dhe Arbër Pajaziti-APN, iu janë përgj

Haxhi Nexhmedin ef.  Saqipi kryen punë me rëndësi në Arabi, merr organizimin e Haxhit
Deklarata e presidentit Vuçiq, reagon Liga Shqiptaro-Amerikane
Ja pse, sipas KRZ-së, nuk u aprovua vendimi për rivotim në Tërrnoc (dokument)

Përfaqësuesit e katër subjekteve politike në Bujanoc: Nagip Arifi-PD, Ragmi Mustafi-PVD, Shqiprim Musliu-LPD dhe Arbër Pajaziti-APN, iu janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të KKSH, Nevzad Lufiu, për një takim  rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Sipas një njoftimi të inicuesit të takimit, drejtuesit politik janë dakorduar për bashkëpunim por që parimet janë lënë të diskutohen në takimet e radhës.

Postimi i kryetarit të KKSH, Nevzad Lutfiu:

Sot pritëm në KKSH përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare të Komunës së Bujanocit për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit.

Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrveshje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje.

KKSH, do inicoj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara sot.

Iniciativa e KKSH-së nuk ka të bëjë me anashkalimin ose përjashtimin e ndonjë komuniteti tjetër, por me respektimin e vetvetës si komuniteti më i madh në Komunën e Bujanocit.

COMMENTS