Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku anëtarët kanë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme të rendit

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit, ku anëtarët kanë shqyrtuar dhe miratuar disa pika të rëndësishme të rendit të ditës të parashtruara më herët nga kryetari i komunës, Arbër Pajaziti.
Në këtë mbledhje, fillimisht është bërë shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa pikat pasuese janë fokusuar kryesisht në politikat e reja të bashkëfinancimit, masat e rehabilitimit energjetik, si dhe çështje të administrimit komunal.
Ndër vendimet kryesore të mbledhjes u përfshinë:
- Miratimi i Rregullores për bashkëfinancimin e masave të rehabilitimit energjetik të shtëpive banesore familjare në kuadër të projektit të efiçencës energjetike për qytetarët e komunës së Bujanocit.
- Vendim mbi afatizimin e kryerjes së regjistrimit të pasurisë dhe përdorimit të buxhetore të Komunës, me qëllim harmonizimin e të dhënave me gjendjen faktike.
- Kalimi i vendimit për projektet e partneriteteve publiko–private, me theks në racionalizimin, modernizimin dhe përmirësimin e sistemit energjetik lokal.
- Miratimi i thirrjes publike për masat e përmirësimit energjetik për bizneset dhe shtëpitë familjare në territorin e komunës për vitin 2025.
Në pjesën e dytë të seancës, Këshilli miratoi disa aktvendime për formimin e komisioneve për regjistrim dhe çregjistrim të pajisjeve, arkës dhe inventarëve të administratës komunale, si dhe komisionin qendror për regjistrim.
Në përmbyllje, u shqyrtuan edhe çështje të tjera nën pikën *të ndryshme*, pas së cilës mbledhja u mbyll me konstatimin e rendit përfundimtar.
COMMENTS