HomeAktuale

RIK shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare: Shqiptarët mbesin pa deputet?

  Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare. RIK shpalli rezultatet në bazë

Çertifikohet lista e PDSH-së për zgjedhjet e KKSH-së, garon me numrin 5
Në Bujanoc, hajnat në akcion
Fjala e redaktorit: (Mos)Marrëveshjet zgjedhore të Bujanocit

 

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK) ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

RIK shpalli rezultatet në bazë të 8007 vendvotimeve të përpunuara.

Kryetari i KQZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, në seancën e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve tha se numri i votuesve të regjistruar në listën zgjedhore ishte 6.268.496, numri i votuesve që kanë dalë në qendrat e votimit është 3.675.064.

Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 109,294, dhe numri i fletëvotimeve të vlefshme është 3,558,855, tha Dimitrijeviq.

Votat sipas listave dhe që kanë kaluar cenzusin

Lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka” – 42,97 për qind – 1. 576 .082 vota.

Lista “Marinika Tepiq- Të bashkuar për fitoren e Serbisë” – 13,57 për qind – 497. 797 vota.

Lista “Ivica Daçiq – Kryeministër i Serbisë” – 11,50 për qind – 421.697 vota

Lista “Dr Millosh Jovanoviq- Shpresa për Serbinë – Koalicioni Serb Shpresa – Alternativa Kombëtare Demokratike – Partia Demokratike e Serbisë (DSS) – Për Mbretërinë e Serbisë (Monarkistët) – Vojislav Mihailoviq- 5.39 për qind – 197.536 vota.

Lista “Duhet – Veprim – Kryengritje ekologjike – Hesht – Mos ta mbysim Beogradin – Nebojsha Zelenoviq” – 4,63 për qind – 169.812 vota.

Lista “Boshko Obradoviq – Dyert e Lëvizjes Serbe – POKS – Millosh Parandiloviq – Blloku Patriotik për Rindërtimin e Mbretërisë së Serbisë” – 3,83 për qind – 140. 597 vota

Lista “Milica Gjurdjeviq Stamenkovski – Partia Serbe e Patronëve” – ​​3,74 për qind – 137.243 vota

Lista “Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës – Istvan Pastor” – 1,60 për qind – 58.714 vota.

Lista “Amaneti i Myftiut – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – Usama Zukorliq” – 0,90 – për qind – 33. 132 vota.

Lista “Së bashku për Vojvodinën – Qytetarët e Vojvodinës” – 0,64 për qind – 23.456 vota.

Lista “SDA Sanxhak – Dr.Sulejman Ugljanin” – 0,55 për qind – 20.139 vota.

 

Listat e mëposhtme nuk e kaluan cenzusin:

 

Lista “Sovranistët – Sasha Radulovic (DJB), Milan Stamatoviç (ZS), Dr. Jovana Stojkoviq (ZZS) – 2.27 për qind – 83.375 vota

Lista “Dr Vojisllav Sheshel – Partia Radikale Serbe” – 2,17 për qind – 79.674 vota

Lista “Boris Tadiq – Le të shkojmë njerëz – Partia Socialdemokrate – Partia e Re – 1 nga 5 milionë – Toleranca e Serbisë – Lëvizja e Gjelbër e Bashkuar e Serbisë – Partia Qytetare Boshnjake – Partia e Malazezëve” – ​​1.67 për qind – 61.194 vota

Lista “Fëmijët e rrëmbyer – Ana Pejiq” – 0.82 për qind – 30.153 vota

Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” – 0,26 për qind – 9630 vota.

Lista “Aleanca e Minoritetit Rus – Milena Pavloviq, Pavle Bihali Gavrin (Lëvizja Serbo-Ruse, Partia e Ujqërve Serbo-Ruse, Lëvizja Serbe Greke)” – 0,25 për qind – 9156 vota

Lista “Partia Rome – Srfjan Shain ” – 0,17 për qind – 6 .218 vota.

Lista “Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare” – 0.09 për qind – 3250 vota.

COMMENTS