HomeNë fokus

Rexhepi në Medvegjë: vizitë në institucione dhe takime me qytetarë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, kanë zhvilluar

Zgjedhjet më 14 ose 21 qershor
Pajaziti: Mustafa i KKSH-së të sqarojë deklaratën e ministres Çomiq ose të dorëhiqet
Kuvendi Komunal i Bujanocit aprovon rishikimin e buxhetit për vitin 2024

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, së bashku me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, kanë zhvilluar një vizitë në Medvegjë, ku janë takuar me përfaqësuesit shqiptarë në Kuvendin Komunal.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në këtë komunë, sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe nevojën për një angazhim më të madh institucional në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Në kuadër të vizitës, delegacioni ka vizituar edhe Bibliotekën Komunale të Medvegjës, ku, sipas Rexhepit, është konstatuar një numër i vogël i librave në gjuhën shqipe. Ai ka vlerësuar se nevojitet më shumë përkushtim për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Vizita ka përfshirë edhe një takim me zonjën Azize, e cila prezantoi historikun dhe veçoritë e veshjes tradicionale shqiptare të Medvegjës, e cilësuar si një pasuri e rëndësishme e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Po ashtu, është vizituar edhe hoteli i vetëm në pronësi të shqiptarëve në Banjën e Sijarinës, i cili u vlerësua si shembull i qëndrueshmërisë dhe përkushtimit të sipërmarrësve shqiptarë në këtë zonë.

Me këtë rast, Rexhepi theksoi se Medvegja mbetet pjesë e rëndësishme e angazhimit institucional të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se mbështetja për shqiptarët e kësaj treve do të vazhdojë të jetë prioritet.

COMMENTS