Të nderuar qytetar, Shqiptarët e Luginës së Preshevës, brenda një periudhe të shkurtër kohore, dy herë radhazi kanë dhënë verdiktin e tyre për
Të nderuar qytetar,
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, brenda një periudhe të shkurtër kohore, dy herë radhazi kanë dhënë verdiktin e tyre për një qeverisje krejtësisht të re në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Një qeverisje që ka prioritet Dinjitetin.
Por, duke u nisur nga historia e bujshme e pazareve politike të cilat kanë sjellur destabilizim, komprometim të vlerave kombëtare e morale, mosrespektim të vullnetit të popullit, edhe këtë herë, me pazare politike po tentohet të kapet edhe njëherë Këshillii Kombëtar Shqiptar.
Përmes një marrëveshje e cila është Dejà Vu e situatës së vitit 2021 në Preshevë, me parimin e rotacionit (1.5 + 2) që përveçse nuk është afatgjate është edhe jolegjitime dhe e dështuar që në fillim.
Me pazare që vijnë me çmimin e nënçmimit të dinjitetit të çdo shqiptari në Luginë!
ALTERNATIVA për Ndryshim, nuk bënë kompromise me Dinjitet, as pazare politike në dëm të shqiptarëve të Luginës!
Ndaj, për të shmangur pazaret politike që rrezikojnë afatgjatë destabilizimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe parandalimin e rrezikut që pazaret e tilla të bëhen traditë e mbrapshtë në Luginë dhe për t’i rikthyer Dinjitetin, kryesia e ALTERNATIVËS për Ndryshim, me miratimin e kandidatit të saj Levent Qazimi, i ofron partive politike shqiptare pozitën e kryetarit me mandat të plotë.
Duke qene se jemi në fazën përfundimtare të procesit të KKSH-së, ftojmë partit politike shqiptare të reflektojnë dhe të parandalojnë degradimin përmes pazareve politike.
Shërbimi për Informim
Alternativa për Ndryshim
05.05.2023
COMMENTS