HomeAktuale

Ramadani: Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit!

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, do të propozoj në seancën e radhës që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të shpallet

Pesë gola në rrjetën kundërshtare dhe lojë e dominuar në tërësi
Mustafi: Dyfishim i Fondit për Luginën
Kurti: Ja si u përkujdesëm për Luginën për tre vjet

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, do të propozoj në seancën e radhës që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të shpallet qyetar nderi i kësaj komune.

“Kjo lidhje po fillon me përkujdesjen që ka treguar për qytetin e Bujanocit, konkretisht me investimin e Parë direkt nga Bashkia e Tiranës për palestrën sportive në Shkollën Fillore Naim Frashëri”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Postimi i tij:

Erion Veliaj do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Bujanocit!

Ne cilësinë e Kryetarit të Kuvendit do të propozoj këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit që ne mbledhjen e parë te këtij viti, që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj të shpallet qytetar nderi i Komunës sonë!

Është nder dhe privilegj për Komunën e Bujanocit që një emër si Erion Veliaj të bartë titullin Qytetar nderi, duke treguar gatishmërin e tij që të mbështes këtë Komunë të vogël por me zemër të madhe!

Kjo lidhje po fillon me përkujdesjen që ka treguar për qytetin e Bujanocit konkretisht me investimin e Parë direkt nga Bashkia e Tiranës Për palestrën sportive në Shkollën Fillore Naim Frashëri Bujanoc, duke vazhduar edhe mbështetur edhe me projekte tjera inovative, arsimore e kulturore në Komunen tonë.

Mirë ardhsh Kryetar!
Bujanoci të vlerson e të çmon!
Tirana 🇦🇱🇦🇱❤️❤️

COMMENTS