Strukturat e Partisë për Veprim Demokratik e kanë nominuar Ragmi Mustafin kandidat për kryetar të Bujanocit. Mustafi është kryetar i degës së k
Strukturat e Partisë për Veprim Demokratik e kanë nominuar Ragmi Mustafin kandidat për kryetar të Bujanocit.
Mustafi është kryetar i degës së këtij subjekti politik në këtë komunë dhe këshilltar politik i zv/ kryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.
Nominimin e tij Mustafi e ka shprehur përmes Facebookut.
Postimi i tij:
Se Bujanoci meriton më mirë, shumë më mirë!
Të dashur bashkëqytetar e bashkëkombës❤️
Sot kam pranuar nominimin e Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc për kryetar të komunës së Bujanocit, në zgjedhjet e 2 qershorit!
Karrierën time politike e kam fillu si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti!
Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetarit Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e antarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj FALEMINDERIT🫶.
Të nderuar bashkëqytetar të Komunës së Bujanocit, sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet. Ama, jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhnjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc.
Prandaj, sot po bëjmë thirrje për një mobilizim masiv dhe të përkushtuar. Të zgjasim dorën njeri – tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të përbashkuar të fitojmë.
Nga nesër, çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, të punojmë e angazhohemi, sepse fitorja jonë nuk është vetëm detyrë, por është domosdoshmëri për vizionin e së nesërmes.
COMMENTS