HomePolitikë

Qëndrimi në SHBA: Takim me përfaqësues të të drejtave të njeriut

Përfaqësuesit e delegacionit nga Lugina të cilët po qêndrojnë nê SHBA kanë bashkëbiseduar me Profesor Martin Flaherty, Drejtor Themelues i Leitner

Arifi takon diplomaten britaneze
Një portret mbi inxhinierin e gjeodezisë, Duan Salihu
Ora policore prej 13, cka nëse dalni dhe ndaloheni nga policia

Përfaqësuesit e delegacionit nga Lugina të cilët po qêndrojnë nê SHBA kanë bashkëbiseduar me Profesor Martin Flaherty, Drejtor Themelues i Leitner Center for International Law and Justice dhe Elisabeth Wickeri, Drejtoreshë Ekzekutive e qendrës në fjalë.

“Lugina e Preshevës mbi të gjitha ka nevojë për tu rivendosur si çështje e shqyrtimit nga institucionet e të drejtës ndërkombëtare.

Shumë falënderues për gatishmërin e Leitner Center for International Law and Justice për mudësinë e bashkëpunimit përmes një strategjie të veprimeve sistematike për të vënë në pah abuzimin me drejtat individuale dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve në Luginë”, ka shkruar në Facebook deputeti Shaip Kamberi pas takimit.

“Ky është një rast i veçantë ku në avokimin në Shtet e Bashkuara të Amerikës ngërthejmë qasjen diplomatike dhe atë akademike ku Presheva, Bujanoci dhe Medvegja bëhen referenca të diskriminimit, shtypjes dhe segregacionit nga Serbia”  është shprehur Kamberi.

“Martin Flaherty (lindur më 15 dhjetor 1958) është një studiues ligjor dhe aktivist ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Flaherty është një profesor i drejtësisë në New York City dhe një profesor me përvojë të gjatë i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Princeton. Ai ka ndjekur gjithashtu avokimin e të drejtave të njeriut me një sërë organizatash, duke përfshirë Human Rights First, Qendrën Leitner për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Drejtësinë, Shoqatën e Avokatëve të Qytetit të Nju Jorkut dhe OKB-në, si dhe ka kryesuar disa misione për të drejtat e njeriut në Irlandën e Veriut, Turqi, Hong Kong, Kinë, Meksikë, Kenia, Rumani dhe Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera” ka shkruar Kamberi.

COMMENTS