HomeAktuale

PVD: Regjistrimi në Medvegjë po politizohet, të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare

Ndaj regjistrimit në Medvegjë ka reaguar edhe Partia për Veprim Demokratik. Kumtesa e PVD-së Tendenca për të legjitimuar spastrimin etnik në

Një studim multidisiplinar mbi Kosovën dhe shqiptarët në kontekst të ndryshimeve gjeopolitike
Përfundon projekti “MË PAK MBETURINA, MË PAK RREZIK, MË SHUMË SHËNDET”
LPD shënon 19 vjetorin e themelimit

Ndaj regjistrimit në Medvegjë ka reaguar edhe Partia për Veprim Demokratik.

Kumtesa e PVD-së

Tendenca për të legjitimuar spastrimin etnik në Medvegjë, po vërehet në veprimet e administratës komunale të kësaj komune me krijimin e pengesave në procesin e regjistrimit

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Medvegjë po pengohet me ndërhyrjet e drejtëpërdrejta të strukturave të shtetit për ta penguar e vështirësuar procesin për shqiptarët. Këto pengesa të shtruara në një proces që do të duhej të ishte normal janë tendencë për shuarjen e zërit shqiptarë në këtë komunë dhe legjitimimit të spastrimit etnik që në këtë komunë është realizuar ndër vite.

Komuna e Medvegjës ka të angazhuar vetëm 3 shqiptarë në cilësin e regjistrueseve, e 2 prej tyre nuk janë të vendosur në vendbanimet ku popullata shqiptare është e koncentruar.

Edhe pse ka patur mundësi, komuna e Medvegjës nuk ka siguruar asistent gjuhësor për vendbanimet shqiptare.

Kjo nënkupton që për vendbanimet shqiptare në Medvegjë janë deleguar regjistrues serb të cilët nuk e njohin gjuhën shqipe dhe me këtë e vështirësojnë gjithë procersin.

Qoftë për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe, qoftë për shkak të zbatimit të urdhërave nga lart, po manipulohet me informacionet dhe të dhënat e qytetarëve shqiptar.

Se ky proces është i politizuar në Medvegjë më së miri flet edhe fakti se Komisioni lokal i regjistrimit, i kryesuar nga Kryeshefja e Administratës së Medvegjës, nuk po i “zbaton direktivat” e mara nga Enti Republikan i Statistikave.

Ndërkaq në ndërprerjen e praktikave të këtilla degraduese, nuk po ndikon as insistimi i OSBE dhe BE, që të tejkalohen pengesat e krijuara.

Ky fenomen kërkon ndërhyrje ndërkombëtare e unifikim politik brenda shqiptar, përndryshe, rezultati i regjistrimit në Medvegjë, që po zhvillohet në kundërshtim me standardet, do të jetë argument për keqpërdorim të numrave dhe legjitimim të spastrimit etnik.

COMMENTS