HomeShoqëri

Punëtorët RTV Presheva fitojnë padinë gjyqësore, komuna duhet ti kompensojë rrogat dhe kontributet

Punëtorët e Radio Televizionit Presheva kanë fituar padinë gjyqësore kundrejt administratës komunale në Preshevë. Sipas ankesës që kishin

Manifestim nga fëmijët e E.P. “Gëzimi ynë” në Tërnoc(foto &video)
Merr miratimin ” Pako emergjente Presheva 2020 “
Arifi: Nëse jo nga Kosova, nga kush mund të kërkojë ndihmë Lugina?

Punëtorët e Radio Televizionit Presheva kanë fituar padinë gjyqësore kundrejt administratës komunale në Preshevë.

Sipas ankesës që kishin bërë punëtorët e aso kohe, para katër vitesh, ishte kryerja e obligimeve financiare që kishte komuna në raport me punëtorët. Kërkohej të vazhdojë komuna të paguaj rrogat, kontributet pensionale dhe sigurimin shëndetësorë meqë ende themelues ishte kuvendi komunal, por TVP në kontekst gjyqësorë.

Një kërkesë e tillë ishte refuzuar, duke gjuajtur topin politika tek njëri tjetri, pa marrë fajin mbi supe asnjëra parti pozitë dhe opozitë.

Mospjekuria politike shkatrroi një medium publik duke bërë tentativa të përvetësojnë shtëpinë mediale si PVD dhe PDSH.

Këto parti TVP e shihnin si Ent për punësim meqë sillnin kuadro partiake pa kualifikim dhe pa përvoj pune. Vendimi i aprovuar në kuvendin komunal që TVP të shkoj në proces privatizimi ose të shndërrohet në ndërmarrje aksionare pa menduar pasojat, solli në situatë që televizioni të jetë në kolaps financiarë me vite të tëra duke ju larguar edhe stafi i punëtorëve.

Tani TVP zyrtarisht është pronë private e Ardita Saqipit. Në bazë ligjore, pas vendimit të prerë të Gjykatës, administrata komuale në Preshevë duhet të fillojë të bëjë pagesat e punëtorëve në xhirollogaritë e tyre për dy vjet të humbura, për rrogat dhe kontributet.

COMMENTS