HomeSport

Preshevarët e largojnë Tërnocin nga titulli

Me barazimin e sotëm ndaj Luginës (1:1) futbollistët e Tërnocit me gjasë do të përshëndeten nga lufta për titull dhe rikthimi në nivel më të lartë

Mustafi: Alarmet për bomba janë akte të tmerrshme
Musliu pritet në Bashkinë e Gjirokastrës
“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave

Me barazimin e sotëm ndaj Luginës (1:1) futbollistët e Tërnocit me gjasë do të përshëndeten nga lufta për titull dhe rikthimi në nivel më të lartë garash.

“Agallarët” tani ndodhen 6 pikë larg BSK-së nga Bujanoci që kryeson tabelën.

Edhepse ka edhe 7 xhiro deri në përmbyllje të kampionatit, gjasat e Tërnocit janë pothuaj se minimale kur kihet parasysh orari i ndeshjeve.

Futbollistëve të KF Lugina pikët në ndeshjen e sotme nuk ju kanë dashur fare, mirëpo në asnjë çast nuk kanë “lëshuar pe” në fushë duke zhvilluar një lojë që përkon me rregullat e “Fair playt”.

Sido që të jetë derbi i ekipeve shqiptare arsyetoi epitetin e vet, edhepse në disa raste u shoqërua me tensione.

COMMENTS