Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka nënshkruar kontratën për implementimin e projektit për qenët endacak si parakusht për rritjen e sigurisë
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka nënshkruar kontratën për implementimin e projektit për qenët endacak si parakusht për rritjen e sigurisë për qytetarët.
Postimi i Arifit:
Sot e nënshkrova kontratën për kapjen e qenëve endacak, që nga nesër fillon implementimi
Duke pasur parasysh rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe intervenimit në hapësira publike në vend si dhe rolin thelbësor që ka siguria e çdo qytetari, sot u nënshkrua kontrata për largimin e qenëve endacak
Qëllimi i kontratës në bashkëpunim, është përmirësimi i cilësisë së jetesës sociale , hapësirave publike si dhe qasjes sa më të lehtë në hapësira kolektive për të gjithë qytetarët
përmes mobilizimit të komunitetit në nivel komunal.
Kërkoj durimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, deri në eleminimin e këtij problemi në tërësi.
COMMENTS