Senaca e Kuvendit Komunal në Preshevë e paraparë për sot, akoma nuk ka nisur. E gjithë kjo si rrjedhojë e ndërprerjes së përkrahjes së shumicë
Senaca e Kuvendit Komunal në Preshevë e paraparë për sot, akoma nuk ka nisur.
E gjithë kjo si rrjedhojë e ndërprerjes së përkrahjes së shumicës qeverisëse nga ana e njërit këshilltar të UDSH-së dhe këshilltarit të APN-së, Argjend Sherifi.
Si UDSH, ashtu edhe Sherifi, me anë të njoftimeve kanë sqaruar arsyet e braktisjes së koalicionit.
Nga ana tjetër, deri në këto çaste nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nëse do të ketë tentim për zhvillimin e seancës së thirur ose jo, shkruan FOLonline.
Tashmë është evidente se nga 21 këshilltarë sa kishte shumica qeverisëse, numri i tyre ka rënë në 19.
Edhepse përmes njoftimit UDSH kishte njoftuar se dy këshilltarët e saj kanë braktisur koalicionin, ishte këshilltari Hamdi Fejzullahu, që me anë të një njoftimi në Facebook demantoi këtë duke theksuar se vazhdon të mbetet pjesë e pozitës.
Nëse opozita shqiptare bojkoton seancën, e vetmja mundësi e sigurimit të kuorumit është prezenca e njërit nga dy këshilltarët të subjekteve serbe.
Megjithatë, gjasat që kjo të ndodhë janë fare të vogla.
Sipas burimeve të FOLonline, thuhet se ekziston një përçarje brënda këtyre partive dhe se nuk do t’i japin përkrahje asnjërit taborr të subjekteve shqiptare.
Nëse seanca nuk mbahet në ndërkohë, plotësohen kushtet që pas tre javësh Presheva të shkojë në masa të parakohshme në një afat kohor prej gjashtë muajsh dhe më pastaj mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Kuvendi Komunal i Preshevës numëron 38 këshilltarë. Shumica e deritanishme ishte e përbërë nga 14 këshilltarë të APN-së, 5 të LR-së dhe 2 të UDSH-së. Në opozitë ishin PDSH me 8, PVD me 7 dhe partitë serbe me 2 këshilltarë.
Në vazhdim mund të lexoni njoftimin e UDSH-së, këshilltarit Argjend Sherifi dhe këshilltarit, Hamdi Fejzullahu.
Argjend Sherifi: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0Eu3K9JSZb9mëRKV8ËB8a2oJ32bqRsË7aMË5srTE6Xy8ysfpzxQ5pjCXMxfX2RJpjl&id=100011254515692&mibextid=Nif5oz
COMMENTS