HomeNë fokus

Politikanët e Luginës në takim me presidentin e Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve të Luginës.

Gjithçka që dihet deri më tash për djegien e shtëpisë në Tërnoc, zjarri fillimisht kishte shpërthyer në ballkon
Arifi: Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokulur
Mbi 1 milion dinarë për dy rrugë në Tërnoc

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve të Luginës.

Rreth takimit, presidenti shqiptar është pronocuar përmes një postimi në Facebook.

Pjekuria dhe serioziteti që shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës treguan për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar. Këtë konsideratë e ndava me një delegacion të Luginës së Preshevës gjatë një takimi të zhvilluar sot.

Vlerësoj frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, i cili solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë aty.

Prioriteti kryesor është bashkëpunimi rajonal në të gjitha aspektet, gjë që na garanton një realizim më të shpejtë të objektivave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e rajonit.

COMMENTS