HomeKulturë

Përmes muralit pasqyrohet bashkësia multietnike

Në ambientet e Shkollës së Mesme „Sezai Surroi“ në Bujanoc, sot ka përfunduar pikturimi i një murali i cili paqyron jetën e përbashkët në mjediset

Taipi njëri ndër futbollistët më të paguar në Kategorinë Superiore
Shembulli i Amarit duhet mbështetur edhe institucionalisht
Pajaziti për vikend në Ulqin me futbollistë, çiklistë…

Në ambientet e Shkollës së Mesme „Sezai Surroi“ në Bujanoc, sot ka përfunduar pikturimi i një murali i cili paqyron jetën e përbashkët në mjediset multietnike.

Organizator i eventit ka qenë Organizata „Indigo „ përmes kordinatores së saj, Arilda Bajrami.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe refugjatët nga Lindja e mesme të cilët janë të zhvendosur në kampet e këtushme.

„ Qëllimi ka qenë që refugjatët të kenë një lloj interaktiviteti me popullatën vendëse. Gjatë ngjarjes, të zhvendosurit kanë qenë të shoqëruar me nxënësit e kësaj shkolle dhe besojmë që kjo t’i ketë shërbyer për socializimin e tyre“, thekson kordinatorja Bajrami.

COMMENTS