Pas tre ditësh të mbushura me filma dhe aktivitete kulturore, është përmbyllur sonte edicioni i parë i “Valley Film Festival”, i cili u mbajt në B

Pas tre ditësh të mbushura me filma dhe aktivitete kulturore, është përmbyllur sonte edicioni i parë i “Valley Film Festival”, i cili u mbajt në Bujanoc, duke e shndërruar këtë qytet në qendër të artit dhe kulturës filmike në Luginë.
Gjatë festivalit u shfaqën disa filma të metrazhit të gjatë, përfshirë “Vera ëndërron detin”, “Illyricvm” dhe “Kthimi”, ndërsa publiku pati mundësinë të ndjekë edhe dhjetëra filma të metrazhit të shkurtër, të cilët ishin pjesë e garës për çmimet e festivalit.
Juria e përbërë nga Kastriot Saqipi, Kastriot Abdyli dhe Hazir Aziri ndau çmimet në kategoritë kryesore:
Çmimi Special: Lir Ademi për filmin “Qershia e paharruar”
Montazhi më i mirë: Hana Ahmeti për filmin “Adelina”
Aktori më i mirë: Ermal Sadiku për rolin në “Qershia e paharruar”
Regjia më e mirë: Granit Dragaj për filmin “Shering”
Filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër: “Losing us”
Festivali u mbështet nga Komuna e Bujanocit, Ambasada e Shqipërisë në Serbi, shoqatat nga diaspora si dhe disa biznese lokale.
Organizatorët artistik, Kushtrim Asllani dhe Blerim Hyseni shprehën synimin që “Valley Film Festival” të shndërrohet në një ngjarje tradicionale që do të pasurojë jetën kulturore dhe artistike të rajonit.
Ndërkohë, në hapje të festivalit, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, premtoi se ky event do të futet në kalendarin vjetor të buxhetit komunal.

COMMENTS