Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd u pritën përfaqësuesit e shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci. Delegacioni

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd u pritën përfaqësuesit e shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci. Delegacioni u mirëprit nga ambasadori Bardhyl Canaj dhe stafi i ambasadës.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Shkolla e Mesme “Skënderbeu”, Shkolla e Mesme Teknike “Presheva” dhe Shkolla e Mesme “Sezai Surroi”, me të cilët u zhvillua një bashkëbisedim i hapur, konstruktiv dhe profesional.
Gjatë diskutimeve u shkëmbyen ide dhe perspektiva konkrete për forcimin e bashkëpunimit institucional, si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit. U theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme për të rinjtë, rritjes së cilësisë në arsim dhe krijimit të urave të reja bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit të komunitetit.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd mbetet e përkushtuar për të qëndruar pranë minoritetit shqiptar, duke mbështetur iniciativa që fuqizojnë arsimin, dialogun dhe partneritetin afatgjatë.

COMMENTS