Subjektet politike kanë filluar me ndërmarrjen e aktiviteteve të para parazgjedhore në prag të garës elektorale lokale të dy qershorit. Partia
Subjektet politike kanë filluar me ndërmarrjen e aktiviteteve të para parazgjedhore në prag të garës elektorale lokale të dy qershorit.
Partia Demokratike në Bujanoc e kryetarit aktual, Nagip Arifi, është subjekti i parë i cili ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme dhe tashmë ka dorëzuar listën për certifikim në Komisionin Komunal Zgjedhor, shkruan FOLonline.
„Në kohë rekorde Partia Demokratike ka grumbulluar nënshkrimet e nevojshme dhe ka dorëzuar listën për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Komunën e Bujanocit. Ecim përpara…“, ka shkruar në Facebook lideri partiak, Nagip Arifi, i cili i prinë kësaj liste zgjedhore.
Në Preshevë, listën zgjedhore e ka dorëzuar Lëvizja për Reforma e Sami Salihut, duke u bërë subjekti i parë në këtë komunë.
“Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme, Lëvizja për Reforma, sot ka dorëzuar listën zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhjet komunale në Preshevë që do të mbahen më dy qershor.
Lista është e emëruar:SAMI SALIHU – LËVIZJA PËR REFORMA.
Numri i çertifikuar dhe numri i fitores për këtë listë është numri 1 “, është shprehur vet kryetari Salihu në Facebook.
Ndërkohë, në proces të grumbullimit të nënshkrimeve janë edhe subjetet tjera, si Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Alternativa për Ndryshim.
COMMENTS