HomeNë fokus

Pajaziti:N.P Komunalia, pasqyra e një qeverisje të dështuar

"Se si i ka punët pushteti në ikje i Komunës së Bujanocit, e tregon gjendja katastrofale e ndërmarrjes Komunalia. Punësimet partiake, familjari

Koalicioni me ankesë në KRZ
Edhe këtë vit subvencione për rehabilitim energjetik
Nga ora 22:00 vetëm me kovid çertifikatë

“Se si i ka punët pushteti në ikje i Komunës së Bujanocit, e tregon gjendja katastrofale e ndërmarrjes Komunalia.

Punësimet partiake, familjarizmi, korrupsioni, mosfunksionimi i hierarkisë, jo profesionalizmi, janë disa nga elementet që e karakterizojnë këtë ndërmarrje që gjendet para bankrotit total”, kështu vlerëson kryetari i APN-së për Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Sipas tij, qytetarët e përgjegjshëm presin me muaj për kyçje në rrjetin e ujësjellësit, ndërsa ata që paguajnë nëpër kafe lidhen ilegalisht në vikend.

“Borxhlinjëve të afërt me pushtetin i falen borxhet, ndërsa skamnorët dhe ata që nuk nënshtrohen, dërgohen tek Përmbaruesi (REKETASHI)”, thekson Pajaziti

Pajaziti shton se pagat nuk i jepen punëtorëve, ndërsa blihen kontejnerë që ti dërgohen tek militantët për fushatë”,

“35 punëtorë në administratë, në një objekt me rreth 200 metra katror, 180 punëtorë gjithsej, e me bërllog në çdo anë.

Fundi i kësaj katrahure është afër, Bujanoci këtë verë do të çlirohet nga të korruptuarit dhe dështakët”  ka thënë përmes një postimi në Facebook, kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

COMMENTS