HomeSport

Pajaziti uron Dukën për rizgjedhjen në krye të FSHF-së: Gëzim edhe për ne në Luginë

Kryetari i Komunës së Bujanocit, , ka uruar për rizgjedhjen në krye të  FSHF, Arman Duka, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë për të gjithë futbo

Kamberi rizgjidhet deputet
Në Skenderaj takohen Jashari-Musliu
Kordinatori kulturor i shqiptarëve në Bursa të Turqisë, vizitë në Bujanoc

Kryetari i Komunës së Bujanocit, , ka uruar për rizgjedhjen në krye të  FSHF, Arman Duka, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë për të gjithë futbolldashësit shqiptarë.

Në reagimin e tij, Pajaziti ka theksuar se është ndjerë jashtëzakonisht i gëzuar me lajmin për vazhdimin e mandatit të Dukës, duke e konsideruar atë një vlerësim të merituar për punën, përkushtimin dhe vizionin e dëshmuar ndër vite në drejtimin e futbollit shqiptar.

Ai ka nënvizuar se rizgjedhja e Dukës është gëzim edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi, sipas tij, gjatë udhëheqjes së tij është arritur të bashkohen shqiptarët anekënd ku janë rreth një ndjenje të përbashkët kombëtare përmes sportit.

Kryetari Pajaziti ka shprehur bindjen se gjatë këtij mandati do të përmbyllen edhe iniciativat e përbashkëta për afrimin dhe zhvillimin e futbollit në Luginë, sidomos përmes përkrahjes së talenteve të rinj.


Postimi i plotë:

“I nderuar z. Armand Duka,

Jam ndjerë jashtëzakonisht i gëzuar me lajmin për rizgjedhjen Tuaj në krye të Federata Shqiptare e Futbollit. Ky është një vlerësim i merituar për punën, përkushtimin dhe vizionin që keni dëshmuar ndër vite në drejtimin e futbollit shqiptar.

Komuniteti i futbollit në Shqipëri po vlerëson me besim të plotë angazhimin Tuaj dhe rezultatet e arritura, të cilat kanë ngritur standardet organizative dhe konkurruese të futbollit. Rizgjedhja Juaj është lajm i mirë për të gjithë futbolldashësit shqiptarë, sepse gjatë udhëheqjes Suaj keni arritur të bashkoni shqiptarët anekënd ku janë, rreth një ndjenje të përbashkët kombëtare, përmes sportit që na bën krenarë të gjithëve.

Ne në Luginë, e posaçërisht në Bujanoc, jemi të lumtur që timoni i FSHF-së ka mbetur në duart Tuaja. Besoj fuqishëm se gjatë këtij mandati do të çoni në përfundim iniciativat Tuaja dhe tonat të përbashkëta për afrimin dhe zhvillimin e futbollit në Luginë, përmes përkrahjes së talenteve të rinj dhe krijimit të më shumë mundësive për ta.

Ju uroj shëndet, fat dhe shumë suksese në misionin Tuaj në shërbim të futbollit shqiptar.

Me shumë respekt,
Arbër Pajaziti
Kryetar i Komunës së Bujanocit”

COMMENTS