HomeNë fokus

Pajaziti: Punëtorët e komunës ende pa paga

Kryetari i APN-së opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka hedhur sot akuza në drejtim të pushtetit lokal për mospagesë tê pagave të punëtorëve.

Mustafa: Suspendimi i policëve ka për qëllim mbjelljen e frikës tek shqiptarët
PVD: Regjistrimi në Medvegjë po politizohet, të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare
Arifi: Ambasadori i Shqipërisë pjesëmarrës i takimit për unifikim

Kryetari i APN-së opozitare në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka hedhur sot akuza në drejtim të pushtetit lokal për mospagesë tê pagave të punëtorëve.

Pajaziti këtë e ka quajtur keqmenaxhim për të cilin tha se po i vie fundi më dy qershor.

Postimi i Pajazitit:

Dhuratë për fund nga keqmenaxhimi, punëtorët e komunës ende pa paga

Jemi futur thell në muajin maj, ndërsa punëtorët e administratës komunale dhe ndërmarrjeve publike janë akoma pa paga.

Mos të flasim për ata të N.P.Komunalia të cilëve punëdhënësi u ka borxh disa të ardhura mujore.
Si në shumë sfera, ashtu edhe në sigurimin e elementit bazë për kontributin e një punëtori, pagës, ky pushtet po dështon.

Nuk ka “ecje përpara” me dështakët. Sikur populli t’i linte, do t’na kthenin edhe shumë mbrapa.
Dikur e proklamonin veten si “shtëpiak të mirë” por po shihet marifetllëku i tyre.

Por, ja që më 2 qershor po i vie fundi.
Ka ardhur koha!
⏰✋✅

COMMENTS