HomeShoqëri

Pajaziti prezanton anketên mbi buxhetin: Qytetarêt mê tepêr orientohen pêr infrastrukturê

Kryetari i komunês sê Bujanocit, Arbêr Pajaziti, ka prezantuar sot rezultatet e anketês me qytetarê rreth shpenzimeve tê buxhetit pêr vitin 2025.

Në Pejë, u shënua manifestimi mbarëkombëtar “Festa e Abetares”, i pranishëm edhe zv/ kryetari i Preshevës
Krasiten drunjët në rrugën kryesore të Bujanocit
“Vdekje shqiptarëve” në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, kërkohet zbardhja e rastit

Kryetari i komunês sê Bujanocit, Arbêr Pajaziti, ka prezantuar sot rezultatet e anketês me qytetarê rreth shpenzimeve tê buxhetit pêr vitin 2025.

Nga 657 persona qê morrên pjesê nê pyetêsorin online, 30 % prej tyre janê deklaruar se mjetet duhet tê orientohen nê infrastrukturê. Pastaj, qytetarêt i kanê pa tê udhês investimet nê pastêrtinê e ambientit, buqêsi, ujê tê pijshêm, ndihmê bizneseve, etj.

Postimi i Pajazitit:

Qytetarët tanë bashkëhartues të buxhetit

Si vetqeverisje lokale për herë të parë kemi pyetur bashkëqytetarët tanë për mënyrën e shpenzimeve buxhetore për vitin në ardhje.

Jemi shumë të lumtur që 657 prej tyre kanë shpehur interesimin për t’na sugjeruar se në cilat sfera do duhej derdhur mjetet e taksapaguesve.

Na gëzon fakti se disa qytetarë kanë paraqitur ide konkrete për projekte në vendbanimet e tyre.

Marrë në përgjithësi, 30% e qytetarëve janë deklaruar se mjetet duhet dedikuar në infrastrukturë, 14% në ndihmë bizneseve, 11% në bujqësi, 4% në shkolla dhe arsim, 7% në kulturë, 8% në sport, 17% në mbrojtje të mjedisit-pastërti, 9% në ujë të pijshëm.

Të gjitha këto sugjerime të bashkëqytetarëve jemi duke i harmonizuar në propozim buxhetin i cili shumë shpejt do të shpaloset para instancave tona kompetente duke shpresuar se si i tillë edhe do të aprovohet.

Ky hap yni nuk paraqet vetëm elementin e transparencës por edhe marrje të vendimeve në formë të përbashkët.

Faleminderit për bashkëpunimin e sinqertë!

COMMENTS