HomeAktuale

Pajaziti për djegien e deponisë: Ndjejmë keqardhje për qytetarët, ky problem do të marrë fund

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka shprehur keqardhje për vazhdimin e djegies së deponisë së qytetit dhe ka paralajmëruar zbatimi

Çfarë thotë rezoluta për pasivizimin e shqiptarëve në Serbi?
Takimit të thirrur nga Salihu ju përgjigjen vetëm APN dhe PD
Pajaziti: Ky pushtet do të bie si pasojë e skandaleve

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka shprehur keqardhje për vazhdimin e djegies së deponisë së qytetit dhe ka paralajmëruar zbatimin e njê plani shtesë me të cilin mendohet t’i jepet fund këtij problemi.

Postimi i Pajazitit:

Agonia me djegien e deponisë së qytetit ka vazhduar edhe sot.

Për pasojë bashkëqytetarët tanë gati se po ngulfaten nga tymi i cili po shpërndahet edhe në qytet.
Përveç keqardhjes që ndjejmë për ta, jemi në angazhim e sipër për të menaxhuar me situatën.

Ekipet e N.P. Komunalia dhe Zjarrëfikësit vetëm se janë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për të shuar zjarrin.
Me Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme jemi në hartim të një plani shtesë, realizimi i të cilit nis të zbatohet orëve në vijim.

Problemi i quajtur deponi shumë shpejt duhet të marrë fund.

COMMENTS