HomeNë fokus

Pajaziti: Në 2012 e kundërshtuan, në 2021 e votuan

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar partnerët e deridjeshëm të koalicionit, PVD dhe LPD, në aplikimin e st

Çka dihet deri më tash për incidentin në Bujanoc?
Edhe një kandidat për deputet nga Lugina në zgjedhjet në Kosovë: Gjelbrim Halili në listën e AAK-së
Arifi pret ambasadorin e Japonisê

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka akuzuar partnerët e deridjeshëm të koalicionit, PVD dhe LPD, në aplikimin e standardeve të dyfishta me rastin e ndërtimit të banesave për të zhvendosurit nga Kosova në Bujanoc.

Me këtë rast, Pajaziti ka bërë një ndërlidhje të kësaj problematike të vitit 2012 me atë të seancës së djeshme të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Pajaziti postimit të tij të titulluar: Në vitin 2012 e kundërshtuan, në vitin 2021 e votuan, i’a ka bashkangjitur një deklaratë të Shaip Kamberit të vitit 2012 dhe një komunikatë të LPD-së, poashtu të atij viti.

Kujtojmë se,dje, APN ka braktisur koalicionin gjithëshqiptarë në Bujanoc ku si pretekst u përdor edhe dhënia e lejes për ndërtimin e banesave për refugjatët nga Kosova.

COMMENTS