Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Levent Qazimi, kanë takuar sot në Tiranë Ministrin për Evropën dh
Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Levent Qazimi, kanë takuar sot në Tiranë Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Postimi i Pajazitit rreth takimit:
Bashkë me ndihmësin tim, Leventin, sot u pritëm nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z.Igli Hasani.
Zhvilluam një bisedë shumë të hapur rreth zhvillimeve rajonale, me theks të veçantë në aspektet e mbrojtjes së interesave të kombit tonë.
U pajtuam se në kohën e ndryshimeve rrënjësore që po ndodhin në nivelin global është i domosdoshëm kordinimimi i faktorit shqiptarë në Ballkan për çështjet e ndryshme të cilat mund të reflektohen tek hapësirat tona.
Në këtë rrafsh, përshëndetëm krijimin e Drejtorisë për Shqiptarët në Rajon duke e parë si një ombrellë për bashkombasit tanë, sidomos për ato shtete ku jemi pakicë.
Funksionimin e saj e shohim si jetik për avancimin e pozitës tonë.
Kryediplomatit shqiptar ia shpalosëm nevojat tona sipas prioriteteve, duke potencuar se në disa prej tyre duhet ndërhyrje emergjente përmes formave të ndryshme.
Shprehëm sigurinë se Tirana zyrtare të gjithë angazhimin për shqiptarët jashtë kufijëve të Shqipërisë do ta realizojë në mënyrë të pavarur dhe cilësore duke mos krijuar hendeqe në ato treva.
Falenderuam edhe punën e përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Beograd e cila po vazhdon të jetë gjithnjë e më prezente në Luginë.
U zotuam për një veprim të kordinuar me asetet e diplomacisë shqiptare me qëllim që pozita jonë në Serbi të përmirësohet.
Përveç kësaj, kishim një dakordim të plotë rreth mënyrave të shtytjes së faktorit ndërkombëtarë për sensibilizim dhe veprim konkret rreth çështjeve tona.
COMMENTS