Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, ka vizitua

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, ka vizituar sot disa fshatra të komunës pas reshjeve të pandërprera të shiut që kanë përfshirë zonën.
Qëllimi i vizitës ishte vlerësimi nga afër i gjendjes në terren, identifikimi i nevojave të banorëve dhe koordinimi i hapave të mëtejshëm për menaxhimin e situatës.
Sipas Pajazitit, deri në këto momente situata paraqitet nën kontroll, megjithëse mbetet dinamike dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet lokale.
Ai theksoi se komuna ka angazhuar të gjitha resurset në dispozicion – ekipet e terrenit, mekanizimin dhe njësitë komunale – në mënyrë që t’i përgjigjet menjëherë çdo rreziku të mundshëm nga përmbytjet.
“Prioriteti ynë është siguria e qytetarëve dhe reagimi i shpejtë në çdo situatë. Do të vazhdojmë të jemi pranë banorëve me vëmendje të shtuar deri në normalizimin e plotë të kushteve atmosferike,” – deklaroi Pajaziti.

COMMENTS