HomeNë fokus

Pajaziti: Krerët e Bujanocit nuk kanë ditur të menaxhojnë projektet e mëdha

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka deklaruar sot se qeverisjet e deritanishme të pushtetit lokal në këtë komunë n

Ekspozitë nga talentët e rinj të Bujanocit
Kurti: Shqiptarët e Luginës vazhdojnë ta kenë mbështetjen e palëkundur të qeverisë
Bashkëpunim akademik midis Tiranës dhe Beogradit

Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka deklaruar sot se qeverisjet e deritanishme të pushtetit lokal në këtë komunë nuk kanë ditur t’i menaxhojnë projektet e mëdha.

„Deklarimet për milionat e fitura janë vetëm për publik, kurse realizimi nuk duket gjëkundi“, është shprehur Pajaziti.

Postimit të tij në Facebook, Pajaziti i’a ka bashkangjitur edhe disa deklarata të mëhershme të krerëve të Bujanocit për projekte kapitale, të cilat nuk janë realizuar asnjëherë.

Postimi i Pajazitit:

 

Kur në projektet milionëshe i interesojnë vetëm milionat.

 

Komuna e Bujanocit qysh herët ka fituar projekte përmes programeve të ndryshme.

Problemi qëndron te implementimi i tyre.

Po i paraqes vetëm disa fakte, për projetet që është dashur të përfundojnë për 120 ditë, e që edhe pas 8 viteve nuk kanë përfunduar.

Pastaj është mirë të jeni më transparent, të tregoni çka keni fituar, kur do të fillojnë punimet, sa do të zgjasin, sa njerëz do të punësohen?!

Dhënja e lajmit vetëm për miliona, është treguesi më i mirë për përkushtimin tuaj.

P.S. Në këtë kohë pandemie, kur shumë biznese lokale janë para bankrotit, më shumë se kurrë është e nevjshme “pakoja emergjente” që e propozuan këshilltarët e APN-së e që e refuzuan PD-PVD-LPD-ja.

Nisja shtroni asfallt, atë dini të bëni, atë bëjeni!

COMMENTS