HomeNë fokus

Pajaziti: Do të jem në shërbimin tuaj

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, iu është adresuar qytetarëve me një postim me të marrë detyrën zyrtare. Postimi i Pajazitit:

Pajaziti: Ky pushtet do të bie si pasojë e skandaleve
Në Muhoc barnatorja një herë në javë
“Vdekje shqiptarëve” në oborrin e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, kërkohet zbardhja e rastit

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, iu është adresuar qytetarëve me një postim me të marrë detyrën zyrtare.

Postimi i Pajazitit:

Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit,

Sot edhe zyrtarisht mora detyrën e kryetarit të komunës duke sendërtuar kështu vullnetin e zgjedhësve të shprehur më 2 qershor.

I ndodhur përball përgjegjësive të shumta, ju siguroj se do të jem në shërbimin tuaj saherë që është nevoja.
Do të mundohem të gjej kohë dhe të kem kontakte direkte me çdokë që ka hall apo brengë në vete.
Nëse zgjidhja e problemit nuk varet nga unë, atëherë të paktën një sugjerim dhe këshillë do t’jem i hapur t’ja ofrojë secilit.

Mendjemadhësia nuk do të jetë aspak veti e veprimit tim por zemërgjerësia dhe mirësjellja.
Besoj se do të hasim në mirëkuptim dhe në bashkëpunim të ndërsjellë.

Për çdo dukuri negative që e hasni në komunë mos hezitoni t’më shkruani e kontaktoni, mua ose bashkëpunëtorëve të mi.
Unë dhe ata nuk kemi ndonjë shkop magjik të zgjidhim disa çështje që prej kohësh kanë qëndruar keq, por do të japim maksimumin që na çon tek epilogu pozitiv.

Me besim në Zot dhe me përkushtim ndaj secilit qytetar.

I juaji, Arbëri

COMMENTS