Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka deklaruar sot se disa kandidatë për deputetë me premtimet e tyte janë duke i ikur përgjegjësisë d
Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka deklaruar sot se disa kandidatë për deputetë me premtimet e tyte janë duke i ikur përgjegjësisë dhe duke zhvendosur vëmendjen nga situata në të cilën jemi.
Postimi i Pajazitit:
Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndër vite kanë kërkuar të drejta elementare, integrim, bashkangjitje me Kosovën, plan 7 pikësh, asociacion e shumë kërkesa tjera.
Ata sot i kanë vetëm dy kërkesa, e ato janë:
1. A e njeh dikend që ma rikthen adresën?!
2. A e njeh dikend që ma cakton më shpejtë terminin në ambasadë?!
Disa kandidatë për deputet, po premtojnë që nëse e fitojnë mandatin, kanë me ja numru qeverisë në Beograd krejt krimet që i ka kryer Serbia në vitet e 90-ta.
Kjo nuk ndodh rastësishtë, ata po e zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia që kanë për situatën në të cilën jemi.
COMMENTS