HomePolitikë

Pajaziti: Deputeti paska pranuar se përsëri paska trokitur në derën e Vuçiqit

Deputeti paska pranuar se përsëri paska trokitur në derën e Vuçiqit e Macutit. Shpresojmë se këtë nuk e ka bërë natën... E shoh se po përpiqet

Ndryshim në regjimin e trafikut në qendër të Bujanocit
Rrugëtimi i një simboli: Nga Air Albania stadium deri tek muzeu i Komandant Lleshit
𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈ 𝐩𝐣𝐞𝐬𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬 𝐦𝐞 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭, 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥

Deputeti paska pranuar se përsëri paska trokitur në derën e Vuçiqit e Macutit. Shpresojmë se këtë nuk e ka bërë natën…

E shoh se po përpiqet ta dezinformojë opinionin me gjëra të paqena. Dua të theksoj qartë se në asnjë mënyrë nuk kam kundërshtuar planin 7 pikësh, e as ndonjë plan tjetër. Madje, edhe dje potencova se riemërimet e qeverisë nuk duhet të shërbejnë për trajtimin e problemeve të shqiptarëve nga e para, sikur të mos ekzistonte asgjë më parë.

Në asnjë mënyrë dokumenti që e prezantova dje nuk ka të bëjë me koordinim me ministrinë që udhëhiqet nga Demo Berisha. Nuk i përkas praktikës koordinuese që e ushtron deputeti Kamberi në veprimet e tij.

Unë kam koalicion transparent në nivel lokal, nuk jam i deleguari i kutive të mbushura e as i gjyqit të Nishit. Po ashtu, nuk jam në dosjet e organeve për korrupsion.

Dokumenti që kam dorëzuar përfaqëson një hap fillestar për ndërtimin e mirëbesimit në raportet midis organeve lokale dhe atyre shtetërore.

Deputeti po përpiqet të shpikë diçka “në emër të shqiptarëve”, por nuk mund të më vërë në grackë mua, sikur ka bërë me subjekte të tjera politike, duke lënë të kuptohet se vetëm ai di të shkruajë plane e propozime.

Mjerë ato subjekte që bazohen vetëm “në aftësinë e një individi”. Nuk e di pse funksionojnë si parti.

Retorikat e tij se paska “informuar Kosovën e Shqipërinë” për devijimin e planit 7 pikësh, janë thjesht përpjekje për ta paraqitur veten si “kmeti i Luginës”.
Por, Kamberi e të tjerët do të binden se edhe dokumenti im ka kaluar në instancat e Prishtinës e Tiranës zyrtare, si dhe në misionet diplomatike.

Unë nuk paraqitem si telall i shqiptarisë në Luginë, sepse nuk kam nevojë të mbuloj ndonjë të kaluar të dyshimtë.

COMMENTS