HomeAktuale

Pajaziti: Deponia po digjet, kompetentët në heshtje

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur të papranueshme heshtjen e qeverisjes lokale në Bujanoc dhe të N.P. Komunalia rreth dje

Përmbyllet projekti inovativ për të rinjtë e Bujanocit, ndahen certifikata për trajnimet në programim
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Bujanoci para konfliktit – si në këngën epike popullore (pjesa 14)
Arifi: Ata që e vendosën me krenari, lejuan të hiqet kokulur

Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, e ka quajtur të papranueshme heshtjen e qeverisjes lokale në Bujanoc dhe të N.P. Komunalia rreth djegies së deponisë së qytetit.

“Për të disatën herë po ndodhë të ndizet deponia e mbeturinave në Bujanoc.

Ka disa ditë që deponia po ndizet dhe nuk ka asnje reagim nga qeverisja lokale dhe Komunalia e cila e menaxhon këtë deponi.
Ajri është bërë i padurueshëm sidomos në këto ditë të nxehta.

Në anën tjetër miliona euro janë investuar në projektin e transfer stacionit të mbeturinave, por mbeturinat vazhdojnë të ngulfasin qytetarët.

I bëj thirrje organeve kompetente që reagojnë sa më shpejtë të jetë e mundur, ta sanojnë këtë gjendje dhe të kujdesen që kjo mos të përsëritet më”, ka shkruar Pajaziti në Facebook.

COMMENTS