Ombudsmani kosovar Naim Qelaj me bashkëpunëtorë ka takuar sot drejtuesit e komunës së Bujanocit dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Nikoqirët e kët
Ombudsmani kosovar Naim Qelaj me bashkëpunëtorë ka takuar sot drejtuesit e komunës së Bujanocit dhe të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Nikoqirët e këtyre takimeve përmes Facebookut kanë njoftuar për rrjedhat e këtyre takimeve.
Postimi i Nagip Arifit-kryetar i komunës së Bujanocit
Sot, gjatë ditës zhvillova një takim me avokatin e popullit të Republikës së Kosovës z. Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorë.
Pasi e njoftova me gjendjen në Bujanoc, e posaçërisht me pozitën e shqiptarëve këtu, kërkova nga z. Qelaj që me autoritetin e tij të ndikojë edhe në institucionet e Republikës së Kosovës për rregullimin e dokumentacioneve të qytetarëve tanë që jetojnë përkohësisht në Kosovë.
Postimi i Enver Ramadanit-kryetar i KK të Bujanocit
Sot pata kënaqësinë të takoj
Ombudspersonin e Republikës së Kosovës z. Naim Qelaj së bashku me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit diskutuam për problemet diskriminimi dhe sfidat që kan shqiptarët ne Luginë dhe funksionimi i Kuvendit Komunal dhe administratës komunale.
Bashkëpunimi është i patjetërsueshëm dhe do të vazhdoj edhe më tej.
Postimi i Ragmi Mustafit-kryetar i KKSH-së
Ombudsmanin z.Qelaj informuam edhe më detajisht me një mori çështjesh, nga pasivizimi i adresave deri tek moslejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, ku Serbia ka ngelur shteti i vetëm edhe ne rajon që ndalon me ligj përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.
COMMENTS