HomeKulturë

Nxënësit e Sh.M. “Sezai Surroi” shkëlqejnë në Festivalin e Teatrit në Gjilan

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” morën pjesë në Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme në Gjilan, ku u paraqitën me shfaqjen “Karri

Ambasadorja e Gjermanisë te Pajaziti: Partneriteti ynë mëse i nevojshëm
BUJANOCI DHE LIKOVA BASHKËPUNOJNË PËR IPA FONDET
Për çka do të shpërblehen dy paralele?

Nxënësit e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” morën pjesë në Festivalin e Teatrit të Shkollave të Mesme në Gjilan, ku u paraqitën me shfaqjen “Karriga”, duke dëshmuar talent, kreativitet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm artistik.

Shfaqja, e përgatitur me shumë seriozitet dhe nën mbështetjen profesionale të aktores Egzona Salihu, u vlerësua lart nga juria e festivalit. Shkolla u nderua me mirënjohje, ndërsa nxënësit fituan gjithashtu mirënjohje dhe çmim për “kreativitet, ide artistike dhe zgjidhje të veçanta skenike”.

Drejtori i shkollës përgëzoi të gjithë nxënësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e shfaqjes, duke i falënderuar për angazhimin dhe punën e tyre, të cilat e bënë këtë sukses të mundur.

Ky rezultat përbën një tjetër dëshmi se Sh.M. “Sezai Surroi” vazhdon të kultivojë dhe mbështesë talentet e reja në fushën e artit dhe kulturës.

COMMENTS