HomeNë fokus

Nesër zgjedhjet lokale, gjithçka që duhet të dini

Nesër në komunat e Bujanocit dhe Preshevës mbahen zgjedhjet lokale ku votuesit do të zgjedhin përbërjet e reja të kuvendeve komunale të cilat më p

Medreseja e Luginës së Preshevës nxjerr gjeneratën e tretë
Universitetet e Shqipërisë ofrojnë 30 bursa për studentët e Luginës
Skandaloze: Dëmtohet parku në Tërnoc

Nesër në komunat e Bujanocit dhe Preshevës mbahen zgjedhjet lokale ku votuesit do të zgjedhin përbërjet e reja të kuvendeve komunale të cilat më pas përcaktojnë qeverisjet për 4 vitet e ardhshme.

Në komunën e Bujanocit të drejtën e tyre mund ta shfrytëzojnë pak më shumë se 43.000 votues të ndarë në 59 vendvotime.

Ata do të mund të votojnë për njërën nga 9 listat zgjedhore të cilat sigurojnë 41 mandate të këshilltarëve në kuvendin komunal, shkruan FOLonline.

Në komuën e Preshevës rreth 43.500 votues janë të regjistruar në 37 vendvotime.

Për 38 këshilltarë të kuvendit komunal garojnë 7 lista zgjedhore.

Vendvotimet janë të hapura nga ora 7.00 e  mëngjesit deri në 20:00 në mbrëmje.

Për të votuar, qytetari duhet të ketë me veti ndonjë dokument identifikimi, letërnjoftim apo pasaportë.

Qytetarët mund të votojnë edhe nëse nuk kanë pranuar ftesë për votim.

Për të kontrolluar paraprakisht se ku duhet të votoni, mund ta verifikoni në vegëzën në vazhdim:

https://upit.birackispisak.gov.rs/

Ndërkohë, që nga mesnata e ditës së enjte në fuqi është heshtja zgjedhore e cila përfundon me mbylljjen e vendvotime.

COMMENTS