HomePolitikë

“ Nëse futeni ju në koalicion, largohet PVD-ja “

Takimi i fundit, i së mërkurës që shkoi, midis kreut të komunës së Bujanocit dhe PD-së, Nagip Arifi, me liderin e SNS-it lokal, Nenad Mitroviq, nuk

Dita e dytë e shpërndarjes së librave: Destinacioni „ M. Kadriu dhe N.Frashëri „
Caktohet seanca e tretë e KK të Bujanocit
Fejtoni: Një tregim serbo-shqiptar: Kriza zhvendoset në Zonën e Sigurisë Tokësore (pjesa 22)


Takimi i fundit, i së mërkurës që shkoi, midis kreut të komunës së Bujanocit dhe PD-së, Nagip Arifi, me liderin e SNS-it lokal, Nenad Mitroviq, nuk ka përafruar edhe shumë qëndrimet për përfshirjen e “ progresistëve “ në koalicion, merr vesh FOLonline.
Edhepse Mitroviq kishte mohuar ta ketë takuar Arifin, burimet potencojnë se këto dy figura janë marrë vesh që rreth takimit mos të theksojnë asgjë për mediat.
Megjithatë, FOLonline ka kuptuar nga burimet e veta se në këtë takim Nenad Mitroviq ka insistuar që subjektit të tij t’i takojë 40 përqind e pushtetit, dërisa Arifi ka pohur se për momentin kjo nuk mund të realizohet në tërësi.
“ Futuni ju fillimisht në koalicion pastaj shumë lehtë kjo mund të bëhet. Nëse ju hyni s’besoj se PVD do të qëndroj. Ata do të largohen vetvetiu kështu që sa të doni do të keni pushtet “, citon burimi ynë Nagip Arifin t’i ketë thënë Mitroviqit.
Për dallim nga kabineti i kryetarit të komunës ku ishte zhvilluar takimi i fundit, burimi ynë thekson se Arifi dhe Mitroviq janë pajtuar që bisedat t’i vazhdojnë edhe jashta objektit të komunës në mënyrë që të jenë sa më larg syve të opinionit.
Kujtojmë se PD, LPD dhe SNS në muajin korrik kishin arritur marrëveshjen për koalicion dhe kishte mbetur që vetëm ta nënshkruanin atë, por ishte thirrja e MPJ-së së Shqipërisë që dy subjektet shqiptare i zbrazi nga ky qëllim.
Pak ditë më vonë, katër subjekte politike shqiptare arritën marrëveshjen për qeverisje të përbashkët për Bujanocin.

COMMENTS