HomeKulturë

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për mbështetjen e “Valley Film Festival” në Bujanoc

Është nënshkruar sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet organizatorëve të Valley Film Festival dhe Komunës së Bujanocit. Ky memorandum përfaqë

Tërnoci me tre pikë të reja
Kujdes: Ja çka i bënë Covidi mushkërive tuaja, përvojat nga Bujanoci dhe Presheva
KRYETARI ARIFI ZHVILLON TAKIM ME MINISTRIN E NDËRTIMIT, TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS

Është nënshkruar sot Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet organizatorëve të Valley Film Festival dhe Komunës së Bujanocit.

Ky memorandum përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të edicionit të parë të festivalit në Luginën e Preshevës dhe ka për qëllim krijimin e një platforme të re për artin filmik dhe promovimin e kulturës lokale.

Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Komuna e Bujanocit angazhohet të ofrojë mbështetje institucionale dhe logjistike për zhvillimin e festivalit, përfshirë përkrahje financiare, vënien në dispozicion të hapësirave publike dhe përfshirjen e institucioneve lokale në realizimin e këtij projekti kulturor.

“Për ne si komunë, ky festival nuk është vetëm një ngjarje kulturore, por një mundësi për të fuqizuar të rinjtë, për të rritur vizibilitetin e talentit lokal dhe për ta vendosur Bujanocin në hartën e aktiviteteve filmike në nivel kombëtar dhe rajonal,” u shpreh Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Valley Film Festival, Kushtrim Asllani, falënderoi Komunën për përkrahjen dhe tha:

“Ëndrra për të krijuar një festival filmi në Luginë po bëhet realitet falë këtij bashkëpunimi. Kjo është një ftesë e hapur për krijuesit, artistët dhe publikun që të jenë pjesë e një rrëfimi të ri kulturor që vjen nga zemra e komunitetit.”

Valley Film Festival pritet të zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm, duke sjellë kineastë, filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, panele diskutimi dhe aktivitete interaktive për të rinjtë dhe dashamirët e filmit në përgjithësi.

COMMENTS