Në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit inovativ, të mbështetur nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe i monitoruar nga Ambasada e Re

Në kuadër të fillimit të zbatimit të projektit inovativ, të mbështetur nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe i monitoruar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi, sot ka nisur trajnimi me nxënës në ambientet e Shkollës së Mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc.
Sipas Shërbimit të shkollës, gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me qëllimin dhe rëndësinë e projektit, i cili synon zhvillimin e njohurive digjitale dhe aftësive praktike në fushën e programimit, me fokus përgatitjen e tyre për sfidat e së ardhmes.
Sipas përfaqësuesve të shkollës, ky projekt përbën një mundësi konkrete për të rinjtë e Bujanocit, duke krijuar kushte për avancim profesional dhe rritje të kompetencave në teknologji, falë edhe mbështetjes së vazhdueshme të Komunës së Bujanocit.
COMMENTS