HomePolitikë

Në Preshevë pa marrëveshje koalicioni, të shtunën seanca konstituive, përfitohen edhe 30 ditë kohë ?

Në komunën e Preshevës asesi s’po mund të gjinden formulat për ndërtimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve lokale. Pasi dje kryeministri

APN: 465.000 dinarë për ndeja e dëfrim personal me paranë publike
Shkollarët nga Stambolli “vërshojnë” kabinetin e Arifit
“Tripat e Gipës”: Uron Bajramin me bakllavë nga deponia e Tërnocit (video)

Në komunën e Preshevës asesi s’po mund të gjinden formulat për ndërtimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve lokale.

Pasi dje kryeministri Kurti nuk arriti ta bind kryeyatin e PDSH Ragmi Mustafa, për koalicion me PVD-në, sot, ky i fundit ka zhvendosur bisedat me përfaqësuesit e APN-së dhe LR-së.

Megjithatë, merret vesh se edhe ky takim ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.

Ndërkohë, vet Ragmi Mustafa, në cilësinë e kryetarit të Organit të Përkohshëm, për të shtunën ka ftuar seancën konstituive të kuvendit komunal.

Siç janë duke shkuar gjërat, seanca do të përfundojë pa zgjedhjen e organeve të kuvendit.

Por, me verifikimin e mandateve të këshilltarëve fitohet edhe 30 ditë kohë për të gjetur zgjidhje rreth shumicës qeverisëse, në të kundërtën shkohen në zgjedhje të reja.

COMMENTS