HomeAktuale

Ndërroi jetë Jeff Bieley (1971-2024)

Pas një sëmundje të rëndë, në Florida të SH.B.A. ka ndërruar jetë gazetari dhe diplomati amerikan, Jeff Bieley. I ndjeri kishte filluar karrier

Ramadani takon kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë
Pajaziti: Nuk është pritur vendim ndryshe nga Këshilli Komunal
Shqipëria përkrah 3 projekte në Luginë

Pas një sëmundje të rëndë, në Florida të SH.B.A. ka ndërruar jetë gazetari dhe diplomati amerikan, Jeff Bieley.

I ndjeri kishte filluar karrierën e tij si gazetar në Sh.B.A, për të ardhur pastaj në Ballkan në fund të shekullit të kaluar.

Në foton e mëposhtme, Bieley shihej në Kukës si gazetar i VOA në përcjellje të trupave amarikane të cilat po futeshin në Kosovë, në qershor të vitit 1999.

Më pas vazhdon të punojë në misione ndërkombëtare në Kosovë, Bosnje, Serbi dhe Maqedoni. Ishte pjesë e UNMIK-ut, BE-së,  OSBE-së.

Ishte drejtues edhe i zyress së OSBE-së në Bujanoc.

Njihte shumë mirë gjuhën shqipe dhe ishte mjaft i dashur dhe i shoqêrueshëm.

Kishte afërsi dhe miqësi të pashoq me gazetarët.

Ngushëllime të gjithë atyre që e njohën.

COMMENTS