Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur sot aktvendimin për ndarjen e mandateve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal, shkruan FOLonline.
Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka shpallur sot aktvendimin për ndarjen e mandateve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal, shkruan FOLonline.
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të dy qershorit, Frontit për Ndryshim i takuan 8 mandate, partisë së presidentit Vuçiq 7, Lëvizjes së Progresit Demokratik 7, Partisë Demokratike 6, Partisë për Veprim Demokratik 5, Grupit të qytetarëve-Dr.Dejan Stojanoviq 5, listës së romëve të bashkuar 2 dhe 1 mandat grupacionit rreth Sasha Arsiq.
Me vendimin e sotëm ka nisur edhe ecaja e afateve për themelimin e institucioneve të reja të vetqeverisjes lokale.
Deri në 30 ditë nga dita e sotme duhet të konstituohet Kuvendi Komunal i Bujanocit ndërsa zgjedhja e kryetarit të komunës dhe Këshillit Komunal ka një afat tjetër shtesë, poashtu deri në 30 ditë.
Lista e këshilltarëve të certifikuar:
Решење о додели мандата кандидатима за одборнике СО Бујановац
COMMENTS