HomeShoqëri

Nagip Tashi me nismë të re për të rinjtë e Tërrnocit: Kërkon zhvendosjen e Stacionit Policor për ndërtimin e një fushe sportive

Nagip Tashi, banor i njohur i fshatit Tërrnoc dhe iniciator i parkut të parë në këtë vendbanim, ka dalë me një nismë të re publike që synon përmir

Pajaziti pas marrëveshjes së djeshme: Janë bashkuar për t’i ruajtur karriget e veta
Pajaziti kritikon mënyrën e transmetimit të seancave të KK të Bujanocit
Komunalia me makineri shtesë fal IPA fondeve

Nagip Tashi, banor i njohur i fshatit Tërrnoc dhe iniciator i parkut të parë në këtë vendbanim, ka dalë me një nismë të re publike që synon përmirësimin e kushteve për të rinjtë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tashi ka ftuar bashkëfshatarët të bashkohen rreth një ideje që, sipas tij, i shërben së ardhmes së fëmijëve dhe komunitetit.

Kërkoj që t’a themelojmë grupin nismëtar i cili do t’i prij iniciativës për rregullimin e një hapësire për aktivitete rinore dhe sportive, në vendin ku aktualisht Stacioni Policor… e zhvillon veprimtarinë e sajë“, shkruan Tashi.

Ai thekson se iniciativa është qytetare dhe demokratike, e mbështetur në vlera shoqërore, pa ndonjë konotacion kundër askujt. Qëllimi kryesor është krijimi i një fushe sportive, që do të shërbejë si hapësirë për zhvillimin fizik dhe mendor të të rinjve.

E di se kjo punë kërkon guxim, mund e sakrificë, po shpresoj se edhe kësaj here nuk më lini të vetëm në këtë rrugëtim…“, shprehet ai, duke paralajmëruar edhe organizimin e një peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve në mbështetje të kësaj ideje.

Nagip Tashi njihet në komunitetin e Tërrnocit për angazhimin e tij të vazhdueshëm në dobi të fshatit, por edhe për talentin e tij si skulptor autodidakt. Me dhjetëra skulptura në dru që përfaqësojnë figura të njohura kombëtare janë vepra të duarve të tij, që tashmë kanë marrë vëmendje më të gjerë.

Në fund të postimit, ai bën thirrje të hapur për bashkim dhe veprim:
“Mos kshyrni seri, mos u tutni, shpëndane sa ma shumë se boni azap për të ardhmën.”

Postimi i Tashit:

Ftesë Publike

Si banor i fshatit Tërrnoc kërkoj që t’a themelojmë grupin nismëtar i cili do t’i prij iniciativës për rregullimin e një hapësire për aktivitete rinore dhe sportive, në vendin ku aktualisht Stacioni Policor ( njësi e Komunës së Bujanocit) e zhvillon veprimtarinë e sajë.

E di se kjo punë kërkon guxim, mund e sakrificë, po shpresoj se edhe kësaj here nuk më lini të vetëm në këtë rrugëtim sa të domosdoshëm për të ardhmën e fëmijëve tanë po edhe si veprim demokratik qytetar pa qenë kundër askujt, duke organizuar peticion për grumbullimin e nënshkrimeve si formë demokratike në realizimin e qëllimeve tona për komunitetin.

Qëllimi i vetëm është krijimi i kushteve për ngritjen e aftësive sportive fizike e mendore tek të rinjët tanë.

Pres që t’i bashkoheni iniciativës.

Faleminderit.

Ecim para…

( Mos kshyrni seri nuk jam n’zor për lajka se jam ngi me to, mos u tutni shpëndane sa ma shumë se boni azap për të ardhmën)

 

COMMENTS